Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja dënon rikthimin e dënimit me vdekje në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian e ka dënuar vendimin e Islamabadit për ta rikthyer dënimin me vdekje, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet pakistaneze që ta rikthejnë menjëherë vendimin e mëhershëm.

“Ne besojmë se dënimi me vdekje nuk është mënyrë efektive për ta luftuar terrorizmin”, thuhet në një deklaratë të lëshuar të mërkurën nga BE-ja.

Pakistani i ka ekzekutuar gjashtë të burgosur që nga njoftimi i para një jave, se është rikthyer dënimi me vdekje.

Vendimi për rikthimin e dënimit me vdekje është marrë pas sulmit të talebanëve në një shkollë në Peshauar ku kanë mbetur të vdekur 148 persona.

Zyrtarët pakistanezë kanë njoftuar se e kanë në plan që në javët e ardhshme të ekzekutojnë rreth 500 të dënuar.

Ka rreth 8 mijë të burgosur talebanë në Pakistan, që rrezikohen nga dënimi me vdekje

BE-ja ka paralajmëruar që nëse Pakistani vazhdon me ekzekutime, atëherë do të prishet marrëveshja tregtare me bllokun.

XS
SM
MD
LG