Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja Jahjaga e nderon me medalje presidenciale Majlinda Kelmendin


Pamje nga një takim i mëhershëm në mes të presidentes, Atifete Jahjaga dhe sportistes, Majlinda Kelmendi

Pamje nga një takim i mëhershëm në mes të presidentes, Atifete Jahjaga dhe sportistes, Majlinda Kelmendi

Gjatë një takimi të zhvilluar në zyren e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, sportistja nga Kosova me famë botërore Majlinda Kelmendi, është nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave për të arriturat e saj në sportin e xhudos.

Presidentja Jahjaga, sipas një komunikate të lëshuar, e ka uruar Majlinda Kelmendin për të arriturat në skenën ndërkombëtare duke u shprehur se ajo përfaqëson krenarinë e vendit dhe është shembull inspirimi për gjeneratat e ardhshme.

“Presidentja Jahjaga theksoi se me anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar tashmë të rinjtë nga Kosova do të kenë mundësinë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në skenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra për media.

Kelmendi, siç bëhet me dije, e ka falenderuar peresidenten Jahjaga për mirënjohjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme qe ka gjetur tek ajo dhe institucionet tjera të vendit.

XS
SM
MD
LG