Ndërlidhjet

Dhunë në Assam të Indisë, vriten 68 persona


Ilustrim

Ilustrim

Si rezultat i dhunës nga ana e seperatistëve në shtetin e trazuar të Indisë, Assam, janë vrarë 68 persona në mesin e të cilëve 12 fëmijë.

Autoritetet e atjeshme kanë bërë me dije se militantët e kanë filluar një seri të sulmeve gjatë të martës në disa zona rurale të Assam.

Bëhet me dije se militantët i kanë larguar fshatarët nga shtëpitë e tyre.

Të paktën 65 persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve nga militantët derisa tre të tjerë janë vrarë kur policia ka qëlluar në drejtim të protestuesve të cilët po kërkonin drejtësi pas sulmeve nga militantët

“Ky është njëri nga sulmet më barbare i kohëve të fundit”, ka thënë udhëheqësi i Assam, Tarun Gogoi.

Ai ka thënë se të gjithë të vrarët janë nga fisi Adivasi.

Shteti Assam i cili kufizohet nga Bhutani dhe Bangladeshi është ballafaquar shpesh me dhunën për shkak të tokave në mes të popullit Bodo, kolonëve myslimanë nga Bangladeshi dhe fiseve të tjera rivale.

XS
SM
MD
LG