Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës kundër forcave qeveritare në Irak


Irak - foto arkivi

Irak - foto arkivi

Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në mes të një grupi forcash pro-qeveritare, pranë Bagdadit.

Sulmi ka vrarë së paku 22 njerëz, në mesin e tyre milicë sunitë dhe ushtarë të tjerë irakianë.

Shpërthimi ka ndodhur derisa milica është mbledhur në një bazë ushrarake në qytetin Madain, për të marrë rrogat.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por sulme të ngjashme janë kryer në të kaluarën nga militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG