Ndërlidhjet

Presidenti serb i Bosnjës viziton Serbinë


Anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Mlladen Ivaniq.

Anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Mlladen Ivaniq.

Anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Mlladen Ivaniq, ka bërë vizitën e parë zyrtare në Beograd.

Ivaniq ka takuar presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq për të diskutuar bashkëpunimin rajonal.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Nikolliq dhe Ivaniq kanë biseduar për "marrëdhëniet e ardhshme Serbi-Bosnje, për ruajtjen e Republika Sërpskës dhe për Serbinë si faktor të paqes dhe stabilitetit në rajon".

Vuçiq ka thënë gjatë bisedës më Ivaniqin se ruajtja e stabilitetit në gjithë rajonin është me rëndësi të veçantë edhe për Serbinë, edhe për Bosnjën.

Ivaniq ka marrë kryesimin e radhës në muajin nëntor.

XS
SM
MD
LG