Ndërlidhjet

Nisin bisedimet për zgjidhjen e krizës në Ukrainë


Vendi ku po mbahen bisedimet në Minsk, 24 dhjetor 2014.

Vendi ku po mbahen bisedimet në Minsk, 24 dhjetor 2014.

Në Minsk kanë nisur bisedimet për krizën në Ukrainë.

Në to po marrin pjesë përfaqësues të Ukrainës, Rusisë, separatistëve pro-rusë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Rrethi i dytë i bisedimeve pritet të zhvillohet më 26 dhjetor.

Negociatorët do të fokusohen në sigurimin e një armëpushimi të qëndrueshëm në lindje të Ukrainës, ku luftimet midis separatistëve dhe forcave qeveritare kanë vrarë mbi 4,700 persona qysh në muajin prill.

XS
SM
MD
LG