Ndërlidhjet

Protesta në SHBA pas vrasjes së të riut me ngjyrë


Shën Louis - foto arkivi
Shën Louis - foto arkivi

Policia është përleshur me demonstruesit e dhunshëm në qytetin Shën Louis të Shteteve të Bashkuara, ku një polic ka qëlluar për vdekje një adoleshent me ngjyrë.

Autoritetet e rendit kanë thënë se polici ka vepruar në vetëmbrojtje, pasi 18-vjeçari ka drejtuar armën kah ai.

Nëna e viktimës ka thënë se djali i saj nuk ka pasur armë.

Incidenti, që ka ndodhur gjatë natës së shkuar, pason vrasjen e dy policëve në Nju Jork, më 21 dhjetor, nga një person i armatosur.

Ky i fundit ka shkruar në Facebook se ai do të hakmerret për vrasjet e fundit të personave me ngjyrë nga policia në disa qytete amerikane, përfshirë Nju Jorkun dhe Shën Louisin.

XS
SM
MD
LG