Ndërlidhjet

Veseli uron Ipeshkvin Dodë Gjergji


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Me rastin e Ditës së Krishtlindjes, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar një telegram urimi Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

“Kam kënaqësinë që në këtë ditë të shenjtë, në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, t'ju uroj juve dhe të gjithë besimtarëve katolikë Ditën e Kërshëndellave”.

“Kjo ditë e madhe simbolizon lidhjen e fuqishme të njeriut me Zotin, shpresat më sublime të njeriut, besimin në fuqinë e vlerave më të larta njerëzore, si: liria e drejtësia”, thuhet në telegramin e urimit të kryekuvendarit Veseli.

XS
SM
MD
LG