Ndërlidhjet

Vende të punës për familjarët që marrin asistencë sociale


Gjatë vitit që lëmë pas, Kosova ishte përballur më një shkallë të lartë të papunësisë dhe atë mbi 30 për qind dhe më një varfëri ekstreme deri në 10 për qind.

Familjet të shuma kanë vazhduar të jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe sociale. Derisa, rreth 30 mijë familje ishin të varura nga asistenca sociale nga 40 deri në 120 euro në muaj që ndahej nga buxheti i konsoliduar i Kosovës.

Radio Evropa e Lirë kishte raportuar për disa familje të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe sociale. Njëra nga ato familje e cila jetonte me asistencë sociale prej 60 euro në muaj ishte familja Ibrahimi nga komuna e Obiliqit.

Hazbija kishte rrëfyer jetën e saj më 60 euro në muaj, ku siç ishte shprehur ajo ishintë pamjaftueshme.

Se asistenca sociale prej 40 deri në 120 euro në muaj, është e pamjaftueshme për këto familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, e bënë të ditur edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ministri Abrashi ka theksuar se do të punojnë në ngritjen e buxhetit për skemat sociale. Këtë siç thekson Abrashi do të bëjnë duke hapur vende të reja të punës për familjarët të cilët marrin asistencë sociale.

“Ne do të punojmë në auditimin e listëve, ofrimin e shërbimeve përmes organizate joqeveritare dhe ofertuesve tjerë, dhe në rishikimin e buxhetit do të bëjmë çmos që të rritet ky fond”, thekson Abrashi.

Abrashi ka bërë të ditur se do të ndryshojnë qasje ndaj trajtimit të familjeve që marrin asistencë sociale. Fillimisht shton ai, do të bëjnë ndryshimin e infrastrukturës ligjore, përkatësisht zbatimin dhe plotësimin e ligjittë skemave të ndihmave sociale.

“Do të provojmë ta balancojmë punën e vëllimit e punës në ministri nga tani si është ku 80- 90 për qind e punëve orientohen në skema sociale dhe pensione në krijimin e vendeve të reja të punës që realisht do të ketë ndikim edhe në zbutjen e varfërisë dhe në lirimin e familjeve nga skemat sociale, duke e liruar buxhetin dhe duke ngritur skemat sociale për ata që mbesin në skema sociale”, tregon Abrashi.

Familja gjashtë anëtarëshe Gubetini nga Prishtina, është njëra nga familjet e shumta që merr asistencë sociale. Bedria nënë e gjashtë fëmijëve tregon se asistenca sociale nuk i mjafton as për t’i përmbushur nevojat elementare të familjes.

“Muajin nuk e kalojnë, më ato para arrin të blesh vetëm gjëra të lira, vetëm bukë të blesh nuk arrin të blesh me ato para tërë muajit. Janë shumë pak”, thotë ajo.

Gjatë vitit që lamë pas jo të gjitha familjet në nevojë ishin të përfshirë në asistencën sociale. Një nga to është familja dy anëtarësh e Jeton Presreshës.

“Jo, jo nuk marrim ndihmë sociale. Është shumë vështirë të jetohet këtu sepse duhet të paguhen edhe faturat e energjisë por edhe duhet më ble dru për ngrohje. Por është vështirë të ngrohet pasi objekti është i vjetër muret e së të cilit janë plasaritur gjithkund”, tregon Jetoni .

Qytetarët me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale gjatë vitit që lëmë janë ndihmuar edhe nga Kryqi i Kuq i Kosovës.

Antigona Sopjani nga kjo organizatë humanitare i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjatë vitit 2014 janë mbi 3 mijë familje që janë ndihmuar.

“Këto familje janë përkrahur apo ndihmuar me artikuj ushqimore higjenik veshmbathje dhe më gjera varësisht nga nevojat që ato i familje i kanë pasur”, shprehet Sopjani.

Edhe në një hulumtim që ka bërë Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, UNDP, ishte theksuar se vlera mujore e asistencës sociale nuk përshtatet me nevojat e familjeve në bazë të madhësisë apo strukturës së tyre.

  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG