Ndërlidhjet

SHBA kryen sulme të reja në Siri e Irak


Siri

Siri

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik ka kryer dhjetë sulme të reja ajrore në Siri dhe shtatë në Irak, ka bërë të ditur ushtria e SHBA-së.

Tetë sulme në Siri janë bërë rreth qytetit Kobani, pranë kufirit me Turqinë, ndërsa dy të tjera në Dair az Zor dhe Raka.

Sulmet në Irak, ndërkaq, kanë goditur njësitet dhe pronat e Shtetit Islamik në Kaim, Sinjar, Falluxha dhe Tal Afar.

XS
SM
MD
LG