Ndërlidhjet

Nigeria kufizon lëvizjen gjatë Krishtlindjes


Militantë të Boko Haramit në Nigeri

Militantë të Boko Haramit në Nigeri

Të gjitha lëvizjet e automjeteve në shtetin Borno të Nigerisë janë ndaluar nga Dita e Krishtlindjes deri të dielën, me qëllim parandalimin e sulmeve të militantëve islamikë.

Vendimi është marrë nga ushtria.

Korrespondentët thonë se njoftimi ka bërë që mijëra njerëz të nxitojnë në destinacionet e tyre.

Militantët e Boko Haramit kanë sulmuar shpesh kishat gjatë sezoneve të kaluara festive.

Ky grup bën përpjekje të krijojë shtetin islamik në Nigeri.

XS
SM
MD
LG