Ndërlidhjet

Filmi "The Interview" do të shfaqet edhe online


'The Interview'

'The Interview'

Studioja filmike Sony Pictures do të shpërndajë filmin “The Interview” online.

Filmi do të ofrohet nga seetheinterview.com, si dhe përmes Google dhe Microsoft.

Javën e kaluar, Sony ka anuluar shfaqjen e filmit, i cili flet për vrasjen fiktive të liderit verikorean, Kim Jong-un, për shkak të një sulmi shkatërrues kibernetik.

Ky veprim është kritikuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Të martën, Sony ka autorizuar disa kinema amerikane që të shfaqin filmin.

Marrja me qira e filmit do të kushtojë 5.99 dollarë, ndërsa blerja 14.99.

XS
SM
MD
LG