Ndërlidhjet

logo-print

Marrëveshja me Iranin është “afër”


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, u ka thënë homologëve të tij perëndimorë se marrëveshja gjithëpërfshirëse për programin bërthamor të Republikës Islamike është “afër”.

Megjithatë, Zarif i ka paralajmëruar ata që të ndalojnë kërkesat për kufizimin e aktiviteteve bërthamore nëse duan zgjidhje.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, Zarif i ka bërë këto komente në letrat që u ka dërguar homologëve nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Britania.

Këto vende, së bashku me Rusinë dhe Kinën, janë duke negociuar me Iranin për programin e tij bërthamor.

Raporti vjen në prag të rrethit të ri të bisedimeve që do të zhvillohet në janar.

Gjashtë fuqitë botërore duan një marrëveshje që siguron se Irani nuk është duke zhvilluar fshehtas armë bërthamore.

Në këmbim, ato do të lehtësonin sanksionet ekonomike kundër Teheranit.

XS
SM
MD
LG