Ndërlidhjet

logo-print

Papa: Kërkohet këmbëngulje e refugjatëve irakianë


Papa Françesk

Papa Françesk

Papa Françesk e ka mbajtur Meshën e Krishtlindjeve pasi ka folur me telefon me refugjatët irakianë në një kamp afër qytetit kryesor kurd, Irbil.

Lideri shpirtëror i më se 1.1 miliardë katolikëve në botë, këtë bisedë e ka zhvilluar mbrëmë vonë me refugjatët në kampin Ankava.

Papa, 78 vjeçar, ka kërkuar që refugjatët të “këmbëngulin”. Këta refugjatë ishin detyruar me forcë të largohen nga shtëpitë e tyre pas sulmeve të grupit ekstremist Shteti Islamik.

Papa Françes u tha refugjatëve se ata janë sikur Jezu Krishti, pasi janë detyruar të largohen sepse nuk kishte hapësirë për ta.

Në kryeqytetin irakian, Bagdad, kleriku i lartë katolik, Louis Sako, i tha agjencisë AFP se afro 150 mijë të krishterë ishin detyruar të zhvendosen nga ofensiva e Shtetit Islamik.

Gjatë Meshës së Krishtlindjeve në mesnatë, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesk ka kërkuar nga njerëzit që të kenë më tepër ndjeshmëri për familjen dhe miqtë, duke thënë se botës i duhet “butësia” dhe “ngrohtësia”.

XS
SM
MD
LG