Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Opozita kryesore e përfundon bojkotin e Kuvendit


Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana

Opozita kryesore në Shqipëri, Partia Demokratike, thotë se e ka përfunduar bojkotin katërmujor të Kuvendit, në një marrrëveshje të ndërmjetësuar nga dy ligjvënës të Parlamentit Evropian.

Largimi i opozitës së udhëhequr nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ishte bërë për shkak të një përleshjeje në Kuvendin e Shqipërisë në muajin korrik, meqë pretendohej se dy ligjvënës të Partisë Socialiste në qeveri, e kishin sulmuar një ligjvënës të PD-së, raporton AP nga Tirana.

Demokratët e filluan bojkotin e tyre më 1 shtator, në shenjë proteste ndaj incidentit dhe kërkuan që për çdo legjislacion të rëndësisë madhore, të kërkohet më tepër se vetëm shumica e thjeshtë.

Kjo gjendje u tejkalua këtë javë nga ligjvënësit e Parlamentit Evropian, Eduard Kukan nga Sllovakia dhe Knut Fleckenstein nga Gjermania.

Ligjvënësi demokrat, Edi Paloka, tha dje se marrëveshja është pranuar, por nuk ka dhënë më tepër detaje.

Partitë e koalicionit qeverisë në Shqipëri, pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2013, i kanë 84 prej 140 vendeve të deputetëve në Kuvend.

XS
SM
MD
LG