Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Aeroplani i Jordanisë nuk është qëlluar nga IS-i


Pamje pas një sulmi ajror të qeverisë së Sirisë kundër caqeve të militantëve të IS-it në Raka

Pamje pas një sulmi ajror të qeverisë së Sirisë kundër caqeve të militantëve të IS-it në Raka

Shtetet e Bashkuara thonë se aeroplani luftarak i Jordanisë, i cili është përplasur në Siri, nuk është qëlluar nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Aeroplani i tipit F-16, është humbur dje, afër qytetit verilindor sirian, Raka, që është bazë e militantëve të Shtetit Islamik.

Militantët e Shtetit Islamik i kanë publikuar disa fotografi në Internet, ku paraqitet piloti i aeroplanit, duke e indentifikuar atë si Muath Safi Yousel al-Kaseasbe, 26 vjeçar, dhe thonë se militantët e kanë qëlluar dhe rrëzuar aeroplanin.

Por, Shtetet e Bashkuara thanë se “dëshmia qartas indikon” se kjo nuk është e vërtetë.

Megjithatë, Uashingtoni nuk ka thënë se çka e ka shkaktuar rrëzimin.

Ky ishte aeroplani i parë i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që është humbur në Siri, prej se koalicioni i ka filluar sulmet ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik, në muajin shtator.

Në të kaluarën, militantët i kanë rrëzuar aeroplanët luftarakë të qeverisë irakiane dhe asaj siriane.

XS
SM
MD
LG