Ndërlidhjet

Rusi: Putini urdhëron kufizimin e rritjes së çmimit të vodkës


Pamje nga prodhimi i vodkës në Rusi
Pamje nga prodhimi i vodkës në Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar qeverinë që ta ndalë rritjen e çmimit të alkoolit vodka, në periudhën e përkeqësimit të krizës ekonomike.

Gjatë një takimi të mbrëmshëm me zyrtarët qeveritarë dhe guvernatorët rajonalë në Moskë, zoti Putin tha se çmimet e larta të vodkës e kanë inkurajuar prodhimin ilegal të këtij alkooli, që paraqet rezik më të madh për shëndetin e popullit, se sa vodka e prodhuar legalisht.

Rusia ballafaqohet me krizën më të keqe ekonomike prej vitit 1998, ndërsa monedha rubla e ka humbur vlerën për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe sanksioneve perëndimore, për shkak të rolit të Moskës në Ukrainë.

Inflacioni i pritur vjetor pritet të jetë mbi 10%.

XS
SM
MD
LG