Ndërlidhjet

Pakistan: Krijohen gjykatat për terrorizëm


Kryeministri Sharif (në mes) gjatë vizitës në spital të një të plagosuri nga sulmi i talibanëve në shkollën në Peshavar

Kryeministri Sharif (në mes) gjatë vizitës në spital të një të plagosuri nga sulmi i talibanëve në shkollën në Peshavar

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka thënë se në vendin e tij do të formohen gjykatat speciale për proceset kundër terrorizmit, që do të mbikëqyrën nga oficerët ushtarakë.

Këto komente zoti Sharif i ka bërë mbrëmë në një takim me lidertët politkë dhe ushtarakë gjatë diskutimit për planin e ri aksional kundër militantëve, pas sulmit vdekjeprurës të talibanëve në një shkollë.

Nga ky sulm, më 16 dhjetor, në qytetin Peshavar, janë vrarë 151 vetë, shumica prej tyre fëmijë.

Pas këtij sulmi, qeveria e ka rikthyer dënimin me vdekje për rastet e ndërlidhura me terrorizëm.

XS
SM
MD
LG