Ndërlidhjet

Hoskins: Duket se personi i vrarë e kishte drejtuar revolen kah polici


Pamje nga protestat në Berkeley

Pamje nga protestat në Berkeley

Prefekti i lagjes periferike Berkli në qytetin Sent Louis, Theodore Hoskins, ka kërkuar qetësi, pas vrasjes së një të riu zezak 18 vjeçar, nga një polic i bardhë.

Policia tha se personi i vrarë e kishte drejtuar revolen kah polici.

Kjo gjë i ka ripërtrirë tensionet, që nuk janë ndalur prej vrasjes së mëhershme të të riut, Micheal Brown, në Fergusonin fqinj.

Një masë prej afro 300 vetëve janë mbledhur në një pomë benzine, ku personi Antonio Martin, ishte vrarë të martën vonë, me ç’rast gjuanin gurë dhe tulla. Kjo skenë i përkujtonte protestat ndonjëherë të dhunshme, pas vrasjes së të riut Brown, raporton AP nga Berkli.

Mediat lokale kanë raportuar se tetë vetë ishin arrestuar gjatë protestës së mbrëmshme.

Prefekti Theodore Hoskins, tha se ky rast “nuk mund të krahasohet me rastin në Ferguson ose rastin Garner në Nju Jork”.

“Ne po përpiqemi të indikojmë se ky nuk ishte i njejtë si Fergusoni. Kur ne e konkludojmë hetimin tonë, ne do të jemi në pozitë më të mirë, por në këtë pikë, duket se, më lejoni prap të them më fuqishëm, duket se, personi i cili ka vdekur e që nuk dëshiroj t’ia përmend emrin, e kishte drejtuar armën, që është gjetur në skenën e ngjarjes, në oficerin e policisë. Rrjedhimisht, nuk duket se, pra nuk është konkluduar, se polici ishte inicues”, tha prefekti, Theodore Hoskins, mbrëmë vonë.

XS
SM
MD
LG