Ndërlidhjet

Dyqind e dymbëdhjetë ditë grevë në qendër të Prishtinës


Ilustrim
Ilustrim

212 ditë janë bërë, që kur ish punëtorët e Fabrikës së Gypave nga Ferizaj, kanë hyrë në grevë.

Në një tendë të vendosur në qendër të Prishtinës në mes të ndërtesës se Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, punëtorët që aktualisht kanë mbetur vetëm 10 nga 45 sa kanë filluar grevën, kërkojnë nga autoritetet kompetente t’iu ndajnë mjetet nga privatizimi i fabrikës ku ata kanë punuar.

Dhjetë punëtorë qëndrojnë në këtë tendë pasi 35 të tjerë kanë ndërprerë për shkak të problemeve shëndetësore, pasi në këtë tendë kanë përcjellë temperaturat e larta e tashmë edhe ato të ulëta.

Fabrika e Gypave në Ferizaj është privatizuar në vitin 2007 , më metodën e spin-off –it special. Por, mbi 25 milion euro ish punëtorët konsiderojnë se i takojnë atyre.

Njazi Asllani, kryetar i këshillit grevist të Fabrikës se Gypave, thotë se greva ka filluar më 27 maj të këtij vit. Ai për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se po ballafaqohen më vështirësitë rënda për shkak gjendjes shëndetësore të grevistëve, pasi mosha e tyre sillet nga 55 deri në 75 vjeç.

Problem paraqitet edhe sigurimi i ushqimit, pajisjet dhe mjetet e nevojshme për të qëndruar në tendë, kontrollimet mjekësore dhe hospitalizimi i të sëmurëve.

Pavarësisht këtyre problemeve, grevistët janë të vendosur të qëndrojnë deri në realizimin e kërkesë se tyre, thotë Asllani.

Respketivisht, shlyerjes se borxhit për mbi 25 milion euro që janë paga të papaguara për 10 vjetë të 912 punëtorëve të kësaj fabike.

"Jemi të vendosur, pavarëisht temperaturave të ulta, do ti përballojmë temperaturat më të ulëta se deri më tani edhe dimrin tjerët nëse nuk përfundon kjo lëndë, do të presim këtu”, tha Asllani

Në favor të këtyre punëtorëve kishte vendosur edhe Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykatë vendosi që dhënia e mjeteve të ekzekutohet nga Qeveria dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Kurse në muajin mars të këtij viti, Qeveria e Kosovës pati marrë vendim që të ekzekutohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për pagesën e borxhit ndaj këtyre ish punëtorëve.

Fehmi Mehmeti, një grevistë tjetër mbi të 70 – tat, thotë se mos ekzekutimi i akt gjykimit të Gjykatës Kushtetuese është shndërruar në lojë me ish–punëtorët

“Ne kemi të drejtë dhe do të qëndrojmë këtu edhe gjatë këtij dimri por edhe vitin tjetër nëse është e nevojshme".

Në anën tjetër, Ylli Klaoshi, zëdhënës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka thënë se sapo Kuvendi i Kosovës të emërojë anëtarët e rinj të bordit të drejtorëve, agjencia do të paraqesë për aprovim në bord, kërkesën për pagesën e këtyre punëtorëve.

"Agjencia është duke bërë përgatitjet e duhura, në mënyrë që sapo të emëroheet ky organ( bordi i drejtorëve) të krijohen kushtet ligjore. Më pas agjencia do të informojë bordin e drejtorëve dhe do ti prezentaohet rasti për shqyrtim. Do të thotë se nuk ka nevojë për protesta dhe greva por kjo çështje është e përcaktuar ligjërisht", ka thënë ai.

Ndryshe, këshilli grevist ka kërkuar nga qeveria e re, Kuvendi i Kosovës dhe Agjencia Kosovare të Privatizimit që të përshpejtohen procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të bordit të AKP-se, në mënyrë që kërkesa e grevistëve të realizohet dhe greva të ndërpritet.

XS
SM
MD
LG