Ndërlidhjet

Hong-Kong: Policia i arrestoi 12 protestues për demokraci


Pamje nga intervenimi i policisë kundër protestuesve në Hong-Kong

Pamje nga intervenimi i policisë kundër protestuesve në Hong-Kong

Policia e Hong-Kongut i ka arrestuar 12 protestues për demokraci, derisa ata ishin kthyer në vendin të cilin e kishin okupuar për më tepër se dy muaj, derisa ishin shpërndarë nga policia.

Në kumtesën e sotme, policia tha se gjatë natës ka përdorë piper sprej dhe shkopa gome për t’i shpërndarë protestuesit në lagjen Mong-Kok.

Të arrestuarit ishin akuzuar për sulm ndaj një oficeri të policisë dhe për mungesë të kartave të identitetit.

Në njoftim, po ashtu, theksohet se janë lënduar dy policë.

Gjatë pak muajve të kaluar, mijëra protestues, kryesisht të rinjë, i kishin okupuar tri hapësira në Hong-Kong.

Hapësira e fundit e protestave ishte pastruar më 15 dhjetor.

Protestuesit kërkojnë që shtetasit të lejohen t’i zgjedhin liderët e tyre nga në listë e hapur e kandidatëve, por Kina nuk e pranon këtë kërkesë dhe thotë se kandidatët duhet të selektohen nga autoritetet në Pekin.

XS
SM
MD
LG