Ndërlidhjet

Lukashevich: Zgjerimi i NATO-s kërkon masa adekuate ruse


Pamje nga Moska
Pamje nga Moska

Ministria e jashtme e Rusisë thotë se zgjerimi i NATO-s në lindje, e detyron Moskën që të ndërmarrë masa “adekuate” në përgjigje të këtij zhvillimi.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Alexander Lukashevich, është cituar sot nga agjencia ruse e lajmeve, Interfax, duke thënë se “animi evroatlantik” i Ukrainës, nuk do t’i zgjidhë problemet ekonomike dhe sociale të Ukrainës dhe se kursi i Kievit kah NATO-ja do t’i dëmtoj raportet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, në shumë fusha.

Para dy ditësh, Parlamenti i Ukrainës ka votuar për tërheqje nga statusi neutral “jo-bllok”, dhe ka shpehur synim për anëtarësim në NATO.

Ky veprim i Kievit menjëherë është kritikuar nga Rusia, duke u cilësuar si “jomiqësor”.

XS
SM
MD
LG