Ndërlidhjet

Lavrov: Ukraina në NATO, rrezik për Evropën


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se angazhimi i Ukrainës për anëtarësim në NATO përbën rrezik për Evropën.

“Vetë ideja e përpjekjeve të Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s është e rrezikshme, jo vetëm për popullin e Ukrainës, sepse atje nuk ka unitet për këtë çështje, por është e rrezikshme për sigurinë evropiane”, ka thënë Lavrov, duke folur në televizionin shtetëror.

Lavrov po ashtu ka thënë se Perëndimi ka përdorur ofertën e Kievit për t’iu bashkuar NATO-s si mënyrë për të ndezur konfrontimin midis Rusisë dhe Ukrainës.

Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Alexander Lukashevich, ka paralajmëruar se zgjerimi i NATO-s në lindje do ta detyronte Rusinë që të ndërmarrë masa adekuate si përgjigje.

Të martën, Parlamenti i Ukrainës ka votuar për të hequr statusin neutral të vendit dhe për të punuar drejt anëtarësimit në NATO.

Rusia e ka cilësuar këtë hap si armiqësor.

XS
SM
MD
LG