Ndërlidhjet

Dy shofere në Arabi gjykohen për terrorizëm


Arabia Saudite

Arabia Saudite

Dy gra saudite, të cilat janë arrestuar për shkak se kanë shkelur ndalesën e vozitjes së makinave, do të gjykohen nën akuzat për terrorizëm.

Loujain al-Hathloul, 25 vjeçe, dhe Maysa al-Amoudi, 33 vjeçe, janë në paraburgim për afro një muaj.

Rastet e tyre janë transferuar pas komenteve që kanë bërë në media sociale.

Aktivistët kanë thënë se ato do të gjykohen për shkak të “opinioneve që kanë ngritur online”.

Arabia Saudite është vendi i vetëm në botë që nuk u lejon grave të vozisin makina.

XS
SM
MD
LG