Ndërlidhjet

Jordania thotë se po punon për lirimin e pilotit


Raka, 24 dhjetor 2014.
Raka, 24 dhjetor 2014.

Jordania është zotuar se do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar lirimin e pilotit, të kapur nga militantët e Shtetit Islamik (IS), pasi aeroplani i tij është rrëzuar në Siri.

“Al-Rai”, gazetë e përditshme qeveritare, ka shkruar se “Qeveria e Jordanisë është duke bërë gjithçka të mundur për të liruar Mu'ath al-Kaseasbehin”.

Kaseasbeh, 26 vjeç, ka qenë duke kryer sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, kur avioni i tij luftarak F-16 është rrëzuar të mërkurën pranë qytetit të Sirisë, Raka, i cili është kryeqyteti de facto i IS-it.

Uashingtoni ka hedhur poshtë pohimet se militantët kanë rrëzuar aeroplanin me raketë.

XS
SM
MD
LG