Ndërlidhjet

Moska e quan skandaloz filmin “The Interview”


Ilustrim
Ilustrim

Rusia ka thënë se filmi “The Interview”, që flet për vrasjen fiktive të liderit verikorean, Kim Jong Un, është aq skandaloz saqë zemërimi i Koresë së Veriut është “shumë i kuptueshëm”.

Kompania filmike Sony Pictures, e cila ka prodhuar filmin, është sulmuar nga hakerët për shkak të tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Alexander Lukashevich, ka thënë se Uashingtoni nuk ka arritur të sjellë prova që flasin për përfshirjen e Phenjanit në sulmin kibernetik.

Phenjani ka mohuar se është i përfshirë në sulm, por po ashtu e ka vlerësuar atë si “vepër të drejtë”.

Lukashevich ka thënë se “koncepti i filmit është aq agresiv dhe skandaloz, saqë reagimi i Koresë së Veriut është mjaft i kuptueshëm”.

Sony fillimisht ka vendosur të mos e shfaqë filmin për shkak të kërcënimeve kundër kinemave të SHBA-së, por shfaqja e tij në kinema dhe online ka nisur më 24 qershor.

XS
SM
MD
LG