Ndërlidhjet

Iraku dhe Turqia zotohen për bashkëpunim kundër IS-it


Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Iraku dhe Turqia janë zotuar se do të punojnë drejt një bashkëpunimi më të madh ushtarak në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Turqia është e gatshme të punojë me Irakun, për të zgjeruar ndihmën e saj ushtarake, ka thënë të enjten kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

Ai i ka bërë këto komente në Ankara, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin irakian, Haider al-Abadi.

Ky i fundit ka thënë se dy palët kanë biseduar për tregtinë, shkëmbimin e inteligjencës dhe dërgimin e armëve për forcat qe luftojnë militantët e Shtetit Islamik.

Turqia ka nisur trajnimin e forcave kurde Peshmerga muajin e kaluar.

Ajo po ashtu ka lejuar 150 luftëtarë Peshmerga të hyjnë në Siri nga territori i saj.

Megjithatë, Ankaraja nuk i është bashkuar koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili po kryen sulme ajrore kundër militantëve në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG