Ndërlidhjet

Vriten 7 militantë në Pakistan


Pakistan
Pakistan

Dy sulme të telekomanduara të Shteteve të Bashkuara kanë goditur një strehë të militantëve në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë së paku shtatë prej tyre.

Zyrtarë të inteligjencës kanë thënë se sulmet kanë goditur strehat e talibanëve uzbekë dhe Punjabi në Vaziristanin Verior.

Ushtria pakistaneze thotë se ka pastruar 80 për qind të këtij rajoni nga militantët, prejse ka nisur ofensivën në muajin shtator kundër talibanëve pakistanezë dhe grupeve të tjera militante.

Ushtria thotë se ka vrarë mbi 1,500 militantë dhe se ka humbur 125 ushtarë të saj në këtë operacion.

XS
SM
MD
LG