Ndërlidhjet

Obama shënon fundin e misionit në Afganistan


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shënuar fundin e luftës në Afganistan duke nderuar ushtrinë amerikane në Ditën e Krishtlindjeve.

Në një bazë të trupave të marinës në Havai, Obama ka vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e trupave.

“Ky është një vit i rëndësishëm. Ne kemi qenë në luftë të vazhdueshme për më shumë se 13 vjet. Dhe, javën e ardhshme, do të përfundojmë misionin luftarak në Afganistan. Për shkak të shërbimit të jashtëzakonshëm të burrave dhe grave në forcat e armatosura të SHBA-së, Afganistani ka shansin të rindërtojë vendin e tij. Ne jemi më të sigurt. Ai nuk do të jetë burim i sulmeve terroriste përsëri”, ka thënë Obama.

Pas fundit të këtij viti, në Afganistan do të mbten rreth 13,500 trupa ndërkombëtare me qëllim të trajnimit të forcave lokale.

XS
SM
MD
LG