Ndërlidhjet

Dhjetë vjet nga cunami në Indonezi


Ilustrim

Ilustrim

Në gjithë Azinë po mbahen ceremoni përkujtimore për cunamin shkatërrues në Oqeanin Indian, i cili ka ndodhur një dekadë më parë.

Mbi 200,000 njerëz kanë vdekur, kur tërmeti nënujor, më 26 dhjetor të vitit 2004, ka shkaktuar valë të fuqishme, që kanë shkatërruar komunitetet bregdetare të Indonezisë, Shri Lankës, Indisë, Tajlandës dhe më gjerë.

Provinca e Indonezisë Aceh, e cila ka qenë afër epiqendrës së tërmetit, ka bartur barrën më të rëndë të shkatërrimit – dhjetëra fshatra të saj janë zhdukur nga harta.

Shumë viktima nuk janë gjetur kurrë ose nuk janë identifikuar, ndërsa mbi një milion njerëz kanë mbetur pa strehë.

XS
SM
MD
LG