Ndërlidhjet

logo-print

Prokurorët bastisin byronë e REL-it në Baku


Stafi i REL-it në Baku që po mbahet nga prokurorët e shtetit.

Stafi i REL-it në Baku që po mbahet nga prokurorët e shtetit.

Byroja në Baku e Radios Evropa e Lirë është bastisur nga pjesëtarë të Zyrës së Prokurorisë së Azerbajxhanit, të cilët kanë thënë se kanë vendim gjykate “për ta mbyllur zyrën”.

Drejtori i Shërbimit të Azerbajxhanit të Radios Evropa e Lirë, Kenan Aliyev, ka thënë se së paku dhjetë anëtarë të Zyrës së Prokurorit kanë hyrë në zyrë në orën 10:30, sipas kohës lokale, të shoqëruar nga oficerë të armatosur të policisë.

Ata aktualisht janë duke mbajtur rreth 20 anëtarë të stafit të byrosë në një dhomë të vetme dhe raportohet se kanë kërkuar qasje në dokumente dhe dosje të personelit.

Prokurorët thonë se urdhri i gjykatës lidhet me hetimin e Shërbimit të Azerbajxhanit të Radios Evropa e Lirë si entitet që financohet nga jashtë.

Prokurorët e Azerbajxhanit kanë bastisur viteve të fundit edhe grupe të tjera që financohen nga jashtë, përfshirë IREX dhe Institutin Demokratik Kombëtrar.

Të dyja këto subjekte janë mbyllur.

XS
SM
MD
LG