Ndërlidhjet

Arrestohet një i dyshuar për posedim të materialit shpërthyes


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet e rendit në Kosovë kanë arrestuar një person në orët e mbrëmjes të së enjtes, në lagjen Arbëria të Prishtinës, pasi në makinën e tij raportohet se është gjetur material shpërthyes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se policia, në bazë të një informacioni paraprak, ka ndaluar një makinë në këtë lagje, rreth orës 21:00.

“Vetura ka qenë me targa të Beogradit dhe atë e drejtonte një person me shtetësi të Serbisë”, ka thënë Kelani për Radion Evropa e Lirë, duke saktësuar se pas kontrollit të makinës, në të është gjetur materiali shpërthyes.

Kelani ka thënë se personi i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Informacione të tjera mbi këtë rast nuk ka deri në përfundimin e hetimeve.

XS
SM
MD
LG