Ndërlidhjet

Sulmohen me thika dy policë izraelitë


Foto arkivi
Foto arkivi

Policia në Jerusalem është vënë në kërkim të dy palestinezëve, të cilët kanë therur me thika dy policë izraelitë.

Incidenti ka ndodhur në fund të lutjeve të myslimanëve në Tempullin e Shenjtë në Jerusalem.

Njëri polic është therur në qafë, ndërsa tjetri në dorë.

Sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Të dy policët janë dërguar në spital me plagë të lehta.

XS
SM
MD
LG