Ndërlidhjet

Daçiq: Për Kosovën “duhet lëshuar topin”


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se deri në fund të janarit apo fillim të shkurtit do të bëhet ristrukturimi i Qeverisë së Serbisë.

“Do të ketë ristrukturim sepse ashtu do kryeministri Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Daçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Duke folur për mosmarrëveshjet midis presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe ambasadorit gjerman në Beograd, Heinz Wilhelm, për atë se a është pavarësia e Kosovës kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, Daçiq ka thënë se ka ardhur koha që “të lëshohet topi”.

“Duhet relaksuar tërë këtë histori. Unë e kuptoj presidentin, por duhet lëshuar topin”, ka thënë Daçiq.

XS
SM
MD
LG