Ndërlidhjet

Vendet aziatike kujtojnë viktimat e cunamit


Aceh, Indonezi, 26 dhjetor 2014.
Aceh, Indonezi, 26 dhjetor 2014.

Në gjithë Azinë po mbahen ceremoni përkujtimore për cunamin shkatërrues në Oqeanin Indian, i cili ka ndodhur një dekadë më parë.

Mbi 200,000 njerëz kanë vdekur, kur tërmeti nënujor, më 26 dhjetor të vitit 2004, ka shkaktuar valë të fuqishme, që kanë shkatërruar komunitetet bregdetare të Indonezisë, Shri Lankës, Indisë, Tajlandës dhe më gjerë.

Në provincën Aceh të Indonezisë, zonën e goditur më së keqi, nënpresidenti Jusuf Kalla ka nderuar viktimat në varrezën masive Siron.

Në Aceh, dhjetëra fshatra janë zhdukur nga harta si pasojë e cunamit.

Mijëra njerëz janë mbledhur sot në Xhaminë e Madhe të qytetit, e cila ka qenë një nga ndërtesat e pakta që i kanë mbijetuar cunamit.

Imami i xhamisë, Asman Ismail, ka thënë se cunami ka dhënë “mësim të vlefshëm në Aceh”, qytetin që ka qenë skenë e konfliktit të armatosur për afro 30 vjet.

“Pas cunamit, askush nuk lufton kundër tjetrit, njerëzit jetojnë në harmoni dhe paqe”, ka thënë ai.

Përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit kanë përfunduar pas cunamit, duke kulmuar me marrëveshje për paqe midis qeverisë dhe rebelëve në gusht të vitit 2005.

XS
SM
MD
LG