Ndërlidhjet

Lirohet adoleshenti që “ofendoi” Erdoganin


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Një adoleshent turk, i cili është arrestuar të mërkurën nën dyshimet se ka fyer presidentin, është liruar.

Gjykata ka liruar sot 16-vjeçarin, por ai ende përballet me gjyq dhe dënim të mundshëm me katër vjet burgim nëse shpallet fajtor.

Ai është arrestuar pasi ka kritikuar partinë e presidentit Recep Tayyip Erdogan gjatë një fjalimi në qytetin Konia.

Adoleshenti ka mbrojtur sekularizmin dhe parimet e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne.

Ai ka thënë se Erdogan është “uzurpues i pallatit të paligjshëm”, duke iu referuar një pallati të diskutueshëm prej më shumë se 1,000 dhomash, i cili është inauguruar nga Erdogan në muajin tetor.

Opozita ka kritikuar arrestimin e tij, por kryeministri Ahmet Davutoglu e ka mbrojtur, duke thënë se respekti duhet të tregohet.

“Çdokush duhet të respektojë zyrën e presidentit, kushdo që është ai”, ka thënë Davutoglu.

Kodi penal i Turqisë e cilëson si krim fyerjen e presidentit.

XS
SM
MD
LG