Ndërlidhjet

Përfundojnë përkujtimet për viktimat e cunamit


Tajlandë, 26 dhjetor 2014.

Tajlandë, 26 dhjetor 2014.

Me një ceremoni të heshtur në Tajlandë kanë përfunduar përkujtimet për viktimat e cunamit shkatërrues, që ka goditur Azinë një dekadë më parë.

Mbi 200,000 njerëz kanë vdekur, kur tërmeti nënujor, më 26 dhjetor të vitit 2004, ka shkaktuar valë të fuqishme, që kanë shkatërruar komunitetet bregdetare të Indonezisë, Shri Lankës, Indisë, Tajlandës dhe më gjerë.

Mbrëmja në Bangkok është ndjekur nga përfaqëses të më shumë se 30 vendeve, përfshirë koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për ndihma emergjente, Valerie Amos, dhe modelen çeke, Petra Nemcova, e cila i ka mbijetuar cunamit.

Provinca e Indonezisë Aceh, e cila ka qenë afër epiqendrës së tërmetit, ka bartur barrën më të rëndë të shkatërrimit – dhjetëra fshatra të saj janë zhdukur nga harta.

XS
SM
MD
LG