Ndërlidhjet

Rusia me doktrinë të re ushtarake


Presidenti rus, Vladimir Putin - foto ilustruese

Presidenti rus, Vladimir Putin - foto ilustruese

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar doktrinën e re ushtarake, bën të ditur Kremlini.

Doktrina e re vë në pah se rreziqet kryesore të jashtme për Rusinë janë zgjerimi i aftësive ushtarake të NATO-s dhe destabilizimi në disa rajone.

Doktrina po ashtu thekson se rreziqe të brendshme janë aktivitetet për të destabilizuar situatën dhe aktivitetet terroriste.

Rusia ka paralajmëruar qysh në muajin shtator se do të rregullojë dokumentin, i cili përcakton politikën e saj ushtarake në përgjigje të “rreziqeve dhe kërcënimeve të reja ushtarake”, që dalin nga faktorët si Pranvera Arabe dhe kriza në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG