Ndërlidhjet

Mitrovicë: Në pjesën veriore është vrarë një serb


Ura mbi lumin Ibër ndërmjet pjesës jugore dhe veriore të Mitrovicës
Ura mbi lumin Ibër ndërmjet pjesës jugore dhe veriore të Mitrovicës

Një person është vrarë sot pak para orës 15 në pjesën veriore të Mitrovicës, është konfirmuar nga policia për Radion Evropa e Lirë.

Komandanti rajonal i policisë së Kosovës për pjesën veriore, Nenad Gjuriq, tha se policia ka marrë informacion se ka ndodhur një vrasje.

“Viktimë është një mashkull i kombësisë serbe me inicialet I. R., i lindur në vitin 1983, dhe ai është dërguar në spital në Mitrovicë pa shenja të jetës. Në qendrën shëndetësore është konstatuar vdekja. Tash për tash, kryesi i vrasjes është i panjohur. Ai ka shtënë disa herë kundër viktimës dhe hetimet për këtë raast po vazhdojnë”, tha zoti Gjuriq.

XS
SM
MD
LG