Ndërlidhjet

Hong-Kong: Arrestohen 37 protestues për demokraci


Pamje nga protestat në Hong-Kong

Pamje nga protestat në Hong-Kong

Autoritetet e Hong-Kongut thonë se i kanë arrestuar 37 vetë, derisa protestuesit për demokraci janë kthyer në rrugë për të dytën natë me radhë.

Mbrëmë vonë policia tha se protestuesit i kishin bllokuar disa rrugë gjatë natës në lagjen Mong-Kok dhe nuk i kanë respektuar urdhërat e policisë për pastrim të hapësirës.

Në po këtë hapësirë ishin arrestuar 12 vetë më 24 dhjetor.

Për më tepër se katër muaj, mijëra protestues për demokraci i kanë okupuar tri hapësira në Hong-Kong, derisa policia i pastroi ato gjatë disa operacioneve në muajin nëntor dhe në fillim të këtij muaji.

Protestuesit dëshirojnë nominimin e lirë të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme në vitin 2017, për shef ekzekutiv të Hong-Kongut,por autoritetet e Kinës thonë se lista do të jetë e seleksionuar.

XS
SM
MD
LG