Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Filloi këmbimi i të burgosurve


Pamje e një pike të kontrollit të ushtrisë së Ukrainës afër rajonit Donjeck

Pamje e një pike të kontrollit të ushtrisë së Ukrainës afër rajonit Donjeck

Ukraina dhe separatistët prorusë sot e kanë filluar këmbimin e të burgosurve, sipas marrëveshjes së arritur në Minsk të Bjellorusisë më 24 dhjetor.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar se këmbimi po bëhet në një lokacion neutral, 30 kilometra në veri të qytetit, Donjeck, që është nën kontrollin e separatisëtve.

Pritet që në këtë këmbim të përfshihen më tepër se 220 separatistë të armatosur dhe afro 150 ushtarë ukrainas.

Burime të sigurisë në Kiev thanë se edhe pas këmbimit, separatistët do t’i mbajnë edhe 500 ushtarë qeveritarë të tjerë.

Më herët gjatë ditës, zyrtarë të Bjellorusisë thanë se rundi kryesor i bisedimeve për paqe ndërmjet Ukrainës dhe separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, të parapara për sot, janë anuluar.

XS
SM
MD
LG