Ndërlidhjet

Koreja e Veriut e akuzon SHBA-në për ndërprerje të internetit


Ilustrim

Ilustrim

Koreja e Veriut e ka lëshuar një deklaratë përmes së cilës i ka akuzur Shtetet e Bashkuara se janë përgjegjës për rënien e internetit në shtetin e izoluar komunist, gjatë ditëve të fundit.

Komisioni Kombëtar i Mbrojtjes së Koresë së Veriut, përmes një deklarate të lëshuar të shtunën, ka thënë se ndërprerja e internetit në Korenë e Veriut ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara.

Si rezultat i problemeve me internet, sipas autoriteteve verikoreane, mediat online në atë vend, janë detyruar që të ndërprejnë programet e tyre

Koreja e Veriut është përballur me mungesë të internetit në fillim të kësaj jave.

Interneti në Korenë e Veriut është ndërprerë disa ditë pas një sulmi kibernetik në drejtim të kompanisë Sony Pictures, sulm për të cilin SHBA-ja e ka akuzuar Korenë e Veriut.

Kompania filmike Sony Pictures pas këtij sulmi, ka anuluar fillimisht lansimin e filmit “The Intervieë” , i cili ka të bëjë me vrasjen fiktive të liderit verikorean, Kim Jong Un.

Pas kritikave nga presidenti Barack Obama dhe të tjerë, Sony ka autorizuar disa kinema që të shfaqin filmin.

XS
SM
MD
LG