Ndërlidhjet

Reporterët Pa Kufij dënon sulmin ndaj REL-it në Baku


Ilustrim
Ilustrim

Reporterët Pa Kufij e ka dënuar sulmin në byronë e REL-it në Baku të Azerbajxhanit, duke e cilësuar këtë si përpjekje të fundit për shtypjen e medias në vend.

Johann Bihn, përfaqësues i kësaj organizate për Azinë Qëndrore dhe Evropën Lindore, ka thënë se qeveria e Ilham Aliyevit, në mënyrë të vazhdueshme po tenton që të shkatërroj secilin medium të pavarur.

Byroja në Baku e Radios Evropa e Lirë është bastisur nga pjesëtarë të Zyrës së Prokurorit të Azerbajxhanit, të cilët të premtën kanë thënë se kanë vendim gjykate “për ta mbyllur zyrën”.

Hetuesit nga Zyra e Prokurorit raportohet se kanë kërkuar qasje në dokumente dhe dosje të personelit.

Ata kanë kërkuar nga punëtorët që të lënë ndërtesën dhe që puna e byrosë të ndërpritet.

Azerbajxhani në raportet e Reporterëve pa Kufij renditet i 160-ti nga gjithsej 180 vende, për sa i përket lirisë së shtypit.

XS
SM
MD
LG