Ndërlidhjet

Sot martohet për herë të dytë vajza e Yulia Tymoshenkos


Yevhenia Tymoshenko

Yevhenia Tymoshenko

Yevhenia Tymoshenko, vajza e ish-kryeministres ukrainase Yulia Tymoshenko, do të martohet sot dhe ceremonia do të mbahet në Kiev të Ukrainës.

Yevheniya Tymoshenko, 34 vjeçare, do të martohet me biznesmenin amerikan që është lindur dhe rritur në Odesa, Artur Chechetkin.

Në vend të dhuratave tradicionale, Tymoshenko ka kërkuar nga mysafirët që të dërgojnë gjëra të nevojshme tek batalioni ushtarak.

Kjo është martesa e dytë për vajzen e ish-kryeministres ukrainase.

Yevheniya Tymoshenko më herët ka qenë e martuar me Sean Carr, një këngëtar i rokut nga Britania.

XS
SM
MD
LG