Ndërlidhjet

logo-print

Gazetarët e REL-it në Baku ftohen në prokurori


Gazetarët e REL-it në Baku, Azerbajxhan

Gazetarët e REL-it në Baku, Azerbajxhan

Punonjësit e Radios Evropa e Lirë në Baku të Azerbajxhanit, janë ftuar që të mirren në pyetje nga prokuroria, një ditë pasi që byroja e tyre është bastisur dhe është urdhëruar mbyllja e saj.

Kenan Aliyev, drejtor i Shërbimit të Azerbajxhanit, thotë se dhjetra punonjës që punojnë me orar të plotë dhe punëtorët e angazhuar, janë ftuar për tu marrë në pyetje në lidhur me punën që ata e bëjnë.

Shumica nga ta, sipas Aliyev, kanë refuzuar që të paraqiten para prokurorit, derisa avokatët e tyre po i përfaqësojnë në prokurori.

Byroja në Baku e Radios Evropa e Lirë është bastisur nga pjesëtarë të Zyrës së Prokurorit të Azerbajxhanit, të cilët të premtën kanë thënë se kanë vendim gjykate “për ta mbyllur zyrën”.

Hetuesit nga Zyra e Prokurorit raportohet se kanë kërkuar qasje në dokumente dhe dosje të personelit.

Ata kanë kërkuar nga punëtorët që të lënë ndërtesën dhe që puna e byrosë të ndërpritet.

Azerbajxhani në raportet e Reporterëve pa Kufij renditet i 160-ti nga gjithsej 180 vende, për sa i përket lirisë së shtypit.

XS
SM
MD
LG