Ndërlidhjet

30 ditë paraburgim për Slobodan Gavriq


Ilustrim

Ilustrim

Gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Vehbi Kashtanjeva ka marrë vendim që ndaj serbit Slobodan Gavriq, të caktoj masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Avokati i Gavriq i caktuar sipas detyrës zyrtare nga gjykata dhe nga Oda e Avokatëve të Kosovës, Muhamet Humolli e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, caktimin e kësaj mase.

Humolli nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin përveq se ka thënë se gjykata ka vendour sipas kërkesës së prokurores së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdarit.

Gavriq është arrestuar të enjten në mbrëmje në Prishtinë për shkak se në automjetin e tij janë gjetur 12.2 kilogramë eksploziv.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sevdije Morina, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lir,ë se Gavriq dyshohet për kryerjen e veprës penale të përgatitjes së veprës terroriste.

XS
SM
MD
LG