Ndërlidhjet

logo-print

Rusia është e gatshme që çdo muaj ta furnizoj Kievin me 1 milion tonelata qymyr, me qëllim që t’ia lehtësoj Ukrainës përballjen me mungesat e energjisë.

Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Kozak, ka thënë për televizionin rus, se qeveria ruse e ka miratuar vendimin për të dërguar në Ukrainë 500 mijë tonelata qymyr.

Kozak ka shtuar se kjo sasi mund të dyfishohet dhe të bëhet 1 milion tonelata në muaj, në qoftë se arrihet marrëveshje shtesë.

Kozak ka thënë se qeveria ukrainase i ka kërkuar asaj ruse, që ta furnizoj me qymyr dhe se Rusia sipas tij, do ta bëjë këtë me kushte shumë të volitshme dhe atë sipas çmimit të brendshëm.

Ukraina më 26 dhjetor e ka ndëprerë për herë të dytë gjatë kësaj jave, furnizimin me energji për rajonin Krimea.

Sipas autoriteteve ukrainase, ky rajon po i tejkalon limitet e konsumit.

Krimea është aneksuar në muajin mars nga ana e Rusisë në kundërshtim më ligjin ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG