Ndërlidhjet

Andrey Kabyakau, kryeministër i ri i Bjellorusisë


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Bjellorusisë, Alyksandr Lukashenko, e ka emëruar për kryeministër të ri të vendit, shefin e stafit të tij, Andrey Kabyakau.

Lukashenko e ka emëruar Kabyakau menjëherë pas shkarkimit të kryeministrit, Mikhail Myasnikovich dhe pas shkarimit të udhëheqësit të Bankës Kombëtare, Nadzeya Ermakova.

Kabyakau, 53 vjeçar, më herët ka shërbyer si ambasador i Bjellorusisë në Rusi, derisa më vonë ka shërbyer si shef i stafit në presidencën bjelloruse.

Në vend të udhëheqësit të Bankës Kombëtare është emëtuar Pavel Kalaur.

Riorganizimi i qeverisë në Bjellorusi po bëhet me shpresën se do të fuqizohet ekonomia dhe nuk do të ketë pasoja nga kriza ekonomike e Rusisë.

Ndryshimet vijnë njashtu në kohën kur Lukashenko po përgatitet që të rikandidoj edhe për një mandat, në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2015.

Lukasheko është president i Bjellorusisë që nga viti 1994.

XS
SM
MD
LG