Ndërlidhjet

Poroshenko mirëpret ushtarët e liruar


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i ka mirëpritur dhe ju ka uruar mirëseardhje 145 ushtarëve të liruar nga seperatistët pro-rusë, si rezultat i këmbimit të të burgosurve.

Poroshenko është takuar me ushtarët mëngjesin e së shtunës, teksa ata kanë zbritur nga një aeroplan mallërash në një aeroport ushtarak jashtë Kievit.

Poroshenko i ka përqafuar ushtarët e liruar të cilët janë mbajtur për muaj të tërë nga seperatistët pro-rusë në Donjeck.

Poroshenko i ka vlerësuar ushtarët për ruajtjen e moralit ushtarak duke demonsturar cilësi të mira për të luftuar për Ukrainën.

Lirimi i ushtarëve ukrainas dhe i seperatistëve që po mbaheshin nga autoritetet, është arritur gjatë bisedimeve në Minsk, më 24 dhjetor.

Kievi të premten i ka liruar 222 seperatistët e burgosur

XS
SM
MD
LG