Ndërlidhjet

Dy të vrarë në Cizre të Turqisë


Ilustrim
Ilustrim

Dy persona kanë vdekur sot dhe tre të tjerë janë plagosur, si rezultat i përleshjeve në mes të islamistëve dhe të rinjëve kurdë në qytetin juglindor të Turqisë, Cizre.

Burime të sigurisë në Turqi, kanë njoftuar se përleshja ka nisur gjatë mesnatës në mes të anëtarëve të Partisë së lirë islamike (Huda Par) dhe grupeve rinore të ligjura me Partinë e punëtorëve kurdë.

Të dyja grupet janë rivale për dekada të tëra.

Huda-par ka mbështetjen e grupit militant Hizbullah të Turqisë të cilët kanë lufturar me Partinë e punëtorëve kurdë në vitin 1990.

Tensionet e krijuara në qytetin kufitar me Sirinë, sipas policisë turke, ende nuk janë qetësuar.

Policia, sipas një kumtese të lëshuar nga zyra e guvernatorit të provincës Sirnak, po bën përpjekje për qetësimin e situatës.

Tridhjetepesë persona kanë vdekur gjatë tetorit të këtij viti, kur kurdët kanë protestuar në disa qytete juglindore, për shkak të refuzumit të qeverisë turke për tu ndihmuar kurdët sirian për të luftuar kundër shtetit islamik në qytetin Kobani.

XS
SM
MD
LG